
Protesta para Kryeministrisë/ Vijon dita e 166-të e tubimeve, studentët dhe qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Protestat kundër qeverisë vijojnë në Tiranë. Studentë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të enjte para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Studentët kundërshtojnë dialogun me kreun e qeverisë dhe këmbëngulin në largimin e tij nga detyra.

Revolta e protestuese kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të enjte, më 12 nëntor, duke shënuar ditën e 166-të të mobilizimit qytetar.
Studentë dhe qytetarë janë grumbulluar përpara Kryeministrisë, ku kanë vijuar tubimin me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta është pjesë e reagimeve të përditshme kundër qeverisë, të cilat prej muajsh vijojnë në kryeqytet.

Gjatë tubimit, studentët kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre kundër zhvillimit të një dialogu me kryeministrin. Ata kërkojnë largimin e tij të parevokueshëm nga detyra dhe e konsiderojnë këtë si kërkesën kryesore të protestës.
Read also:
Moti i keq përfshin veriun e vendit, ndërpritet energjia elektrike në Kukës, Has dhe TropojëKështu, edhe në ditën e 166-të, protestuesit vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim, ndërsa tubimet kundër qeverisë vazhdojnë para selisë së ekzekutivit./Cogito/

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories
Live
Live





- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Comments
Loading comments…