
Moti i keq përfshin veriun e vendit, ndërpritet energjia elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë
Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë përfshirë veriun e Shqipërisë, duke shkaktuar problematika në disa zona, kryesisht në qarkun e Kukësit.

Si pasojë e motit të përkeqësuar, është regjistruar ndërprerje e energjisë elektrike në një numër të konsiderueshëm njësish administrative dhe lagjesh. Pa furnizim me energji kanë mbetur disa zona në Kukës, Has dhe Tropojë.
Reshjet kanë shkaktuar gjithashtu rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore. Në Bashkinë Tropojë është evidentuar rënie gurësh në aksin Margegaj–Valbonë.

Probleme janë raportuar edhe në Shkodër, ku dalja e një përroi nga shtrati në Theth ka sjellë bllokimin e rrugës Theth–Ndërlysaj.
Read also:
Studimi i Parlamentit Europian: Shqipëria pranë BE-së, hapa të shpejtë në negociatat e anëtarësimitSipas të dhënave të raportuara, aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat. Ndërkohë, autoritetet po marrin masat për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.
Parashikimet meteorologjike bëjnë të ditur se në veri të vendit priten shtrëngata të herëpashershme edhe gjatë fundjavës. Mot i paqëndrueshëm parashikohet në të gjithë territorin e Shqipërisë, me temperatura që do të luhaten nga 8 deri në 23 gradë Celsius.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories
Live
Live





- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Comments
Loading comments…