Pa parti/ Me 250 kandidatë, studentët në Serbi kryesojnë sondazhet ndaj Vuçiç. Si të rinjtë spostuan opozitën tradicionale dhe po sfidojnë pushtetin

Rinia serbe ka mbyllur me një mobilizim madhështor dhe të paprecedentë për këtë fushatë betejën elektorale kundër Aleksandar Vuçiçit.

Admin
Admin

Pa parti/ Me 250 kandidatë, studentët në Serbi kryesojnë sondazhet ndaj Vuçiç. Si të rinjtë spostuan opozitën tradicionale dhe po sfidojnë pushtetin
Text

Rinia serbe ka mbyllur me një mobilizim madhështor dhe të paprecedentë për këtë fushatë betejën elektorale kundër Aleksandar Vuçiçit. Rreth 150 mijë qytetarë mbushën mbrëmjen e së enjtes sheshin Slavija dhe rrugët e Beogradit, duke i dhënë një dimension historik një lëvizjeje që nisi nga universitetet dhe tashmë sfidon drejtpërdrejt pushtetin 14-vjeçar të Partisë Progresive Serbe. Por ajo që e bën të veçantë këtë zhvillim është se studentët nuk kanë krijuar një parti politike tradicionale.

Ata kanë zgjedhur të dalin përballë Vuçiçit me një listë prej 250 kandidatësh për deputetë, duke u shndërruar në alternativën kryesore ndaj pushtetit dhe duke lënë në plan të dytë një opozitë tradicionale që, prej vitesh, nuk kishte arritur ta rrëzonte atë.

Pamjet nga Beogradi treguan një det njerëzish që kishte mbushur sheshin Slavija dhe të gjitha rrugët përreth. Sipas vlerësimit të organizatës së pavarur Archive of Public Gatherings, në tubimin përmbyllës morën pjesë rreth 150 mijë qytetarë. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, ky mobilizim përbën një nga sfidat më të mëdha politike me të cilat është përballur Aleksandar Vuçiç gjatë viteve të dominimit të tij në politikën serbe. Studentët nuk krijuan parti, por një alternativë ndaj pushtetit

Ndryshe nga modeli tradicional i organizimit politik, studentët serbë zgjodhën të mos themelojnë një parti të re me kryetar, struktura hierarkike dhe drejtues të përhershëm.

Ata krijuan listën zgjedhore “Studentët Fitojnë”, duke përzgjedhur 250 kandidatë për 250 vendet e Parlamentit të Serbisë.

Whatsapp Image 2026 10 22 At 22.48.03
Whatsapp Image 2026 10 22 At 22.48.03

Në listë përfshihen pedagogë, mjekë, profesorë universitetesh, profesionistë, aktivistë dhe qytetarë që nuk kanë qenë pjesë e elitës tradicionale politike. Përzgjedhja e kandidatëve u realizua përmes diskutimeve dhe vendimmarrjes kolektive, një model organizimi i zhvilluar gjatë protestave dhe bllokadave universitare.

Sipas mediave ndërkombëtare ky ishte një vendim politik me rëndësi: studentët nuk kërkuan thjesht të protestonin kundër Aleksandër Vuçiçit, por të krijonin mundësinë e një përfaqësimi të ri parlamentar, jashtë strukturave të partive ekzistuese.

Në shtator, ata dorëzuan dhjetëra mijëra firma mbështetëse për regjistrimin e listës, duke dëshmuar se lëvizja kishte kaluar nga mobilizimi në rrugë drejt organizimit elektoral.

2 min read

Comments

Loading comments…