KE për imunitetin e Guvernatorit: Pas anëtarësimit në BE do të zbatohet Protokolli 7 i BE-së

Komisioni Europian ka reaguar për A2 CNN lidhur me ndryshimet në nenin 72 të ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë, i cili i jep Guvernatorit Gent Sejko mbrojtje të posaçme nga arrestimi dhe kontrollet e prokurorisë.

Admin
Admin

KE për imunitetin e Guvernatorit: Pas anëtarësimit në BE do të zbatohet Protokolli 7 i BE-së
Teksti

Në një përgjigje për A2CNN, Komisionit Europian bën të ditur se institucioni është në dijeni të ndryshimeve të fundit dhe se ligji po vlerësohet në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, konkretisht në kuadër të Kapitullit 17.

Komisioni Europian sqaron se guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare të BE-së gëzojnë privilegjet dhe imunitetet e parashikuara në Protokollin nr. 7 të Bashkimit Europian, për veprimet që kryejnë në ushtrimin e detyrave të tyre zyrtare si anëtarë të një organi të Bankës Qendrore Europiane.

Më tej, Komisioni thekson se, nga momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, neni 72 i projektligjit, që lidhet me mbrojtjen ligjore gjatë ushtrimit të detyrës, do të zbatohet duke respektuar privilegjet dhe imunitetet që i garanton Guvernatorit Protokolli nr. 7.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë me 84 vota pro. Dispozita e re parashikon se ndaj Guvernatorit nuk mund të vendosen masa arresti apo të kryhen kontrolle personale dhe të banesës, pa autorizimin paraprak të Kuvendit, kur procedimi lidhet me ushtrimin e detyrës./A2CNN/

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…