

Ministri polak i Drejtësisë, Waldemar Zurek, deklaroi se kishte kërkuar heqjen e imunitetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bogdan Swieczkowski, dhe zëvendëskryetarit Bartłomiej Sochanski, me qëllim që ndaj tyre të mund të ngrihen akuza penale.
Ndërkohë, politikanë të krahut të djathtë nga partia opozitare Ligji dhe Drejtësia (PiS) u mblodhën para ndërtesës së gjykatës në Varshavë për të protestuar kundër këtij vendimi, shkruan bbc.
Policia për ndërhyrje të shpejtë u dislokua për të penguar protestuesit të hynin në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese në Varshavë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjykata Kushtetuese deklaroi se dy gjyqtarët vazhdojnë të jenë drejtuesit e saj të emëruar ligjërisht.
Lexo edhe:
Ministri i Jashtëm polak 'fajëson' presidentin për krizën në Gjykatën Kushtetuese“Të gjithë personat që marrin pjesë në këto veprime po kryejnë veprën penale të grushtit të shtetit”, thuhej në reagimin e institucionit.

Kryeministri Donald Tusk mbrojti veprimet e qeverisë, duke thënë se synimi është rikthimi i sundimit të ligjit në vend.
“Rikthimi i sundimit të ligjit është detyra jonë. Pas viteve të paligjshmërisë së Partisë Ligj dhe Drejtësi, ky është një proces i vështirë, ndonjëherë i dhimbshëm, që kërkon veprime vendimtare. Nuk ka rrugë tjetër”, shkroi Tusk.
Ndërkohë, presidenti polak Karol Nawrocki, i cili mbështetet nga PiS, teksa po udhëtonte për në Senegal, është kthyer urgjentisht në Varshavë.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Komente
Duke ngarkuar komentet…