Kritike në rrjetet sociale, por besnike në vota ndaj PS-së, Rama 'shpërblen' Spiropalin me postin e ri

Mes zhurmës dhe tensioneve në seancën er sotme plenare, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali është caktuar anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Admin
Admin

Kritike në rrjetet sociale, por besnike në vota ndaj PS-së, Rama 'shpërblen' Spiropalin me postin e ri
Text

Mes zhurmës dhe tensioneve në seancën er sotme plenare, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali është caktuar anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Emërimi u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë leximit të ndryshimeve në delegacionet parlamentare, ndërsa brenda sallës protestonte opozita, kurse jashtë Kuvendit qytetarë e studentë. Po ashtu, deputetja Evis Kushi u caktua anëtare zëvendësuese në këtë delegacion.

"Në mbështetje të nenit 14 të rregullores së Kuvendit, deputetja Elisa Spiropali... ju lutem zini vendet... caktohet anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa deputetja Evis Kushi caktohet anëtare zëvendësuese në këtë delegacion", u shpreh Peleshi.

Kujtojmë se në rrjetet sociale Spiropali ka artikuluar kritika disa herë ndaj Edi Ramës dhe mënyrës se si drejtohet Partia Socialiste, por në Kuvend Spiropali ka vijuar të votojë në një linjë me shumicën socialiste.

1 min read

Comments

Loading comments…