Balla: Të rinjtë protestues u paguan nga deputetë të PD-së!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas përfundimit të seancës plenare lidhur me protestat kundër qeverisë dhe lirimin e të miturve dhe një pjese të të rinjve të ndaluar gjatë demonstratave.

Admin
Admin

Balla: Të rinjtë protestues u paguan nga deputetë të PD-së!
Text

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas përfundimit të seancës plenare lidhur me protestat kundër qeverisë dhe lirimin e të miturve dhe një pjese të të rinjve të ndaluar gjatë demonstratave.

Në një prononcim për mediat, Balla kritikoi vendimet e Prokurorisë për lirimin e protestuesve, duke i cilësuar të papranueshme në një kohë kur, sipas tij, janë sulmuar dhe u është vënë flaka institucioneve shtetërore.

Ai ngriti gjithashtu dyshime se disa prej të miturve mund të jenë paguar nga deputetë të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në trazira, duke lënë të kuptohet se të rinjtë mund të kenë dhënë dëshmi për këtë çështje në polici. Megjithatë, Balla nuk paraqiti prova konkrete për këto pretendime, por u kërkoi gazetarëve të interesohen pranë autoriteteve.

“Drejtësia respektohet. Sot në Shqipëri i vetmi institucion që meriton mbështetje dhe respekt është SPAK.

Edhe kur erdhi diskutimi për pagat, i vetmi institucion që vijoi punën ishte SPAK.

Kur vihet zjarr mbi Bankën e Shqipërisë dhe ministri e një prokuror firmos mosdërgimin në gjyq të rastit, ka 23 pushim çështjesh të menjëhershme edhe pse kishin djegur ministrinë.

E papranueshme që 17-vjeçarë të përdoren për dhunë. A kanë dëshmuar këta fëmijë se janë sjellë me para nga deputetë të PD? Pyesni”, tha ai.

Last modified Thu, 22 Oct 2026 12:30 CEST

1 min read

Comments

Loading comments…