
Sot zgjedhjet në Serbi. Shqiptarët garojnë bashkë, Kurti dhe Shiroka Pula bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive
Tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen këtë të diel, më 25 tetor, në Serbi, me synimin për ta rritur përfaqësimin e tyre në Kuvend.

Pas vitesh përçarjesh dhe rivalitetesh, partitë u bashkuan me ndërmjetësimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ato synojnë të fitojnë tri mandate në Kuvendin e Serbisë, ku komuniteti shqiptar kishte vetëm një deputet në përbërjen e kaluar.
Në prag të zgjedhjeve, Kurti dhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u bënë thirrje shqiptarëve të këtyre komunave që jetojnë në Kosovë dhe kanë të drejtë vote të shkojnë në vendlindje për të votuar.

Në mesazhin e publikuar më 24 tetor, Kryeministri Kurti kërkoi shprehimisht mbështetje për “Koalicionin Shqiptar”, i cili mban numrin 17 në fletëvotim.
Read also:
Pa parti/ Me 250 kandidatë, studentët në Serbi kryesojnë sondazhet ndaj Vuçiç. Si të rinjtë spostuan opozitën tradicionale dhe po sfidojnë pushtetin“Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike. Me solidaritet. Me këmbëngulje. Me pjesëmarrje”, tha ai.

Kurti shtoi se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë ta ndërtojnë jetën në vendlindje, me mundësi të barabarta.
Ndërsa, Presidentja, Shiroka Pula, në thirrjen e saj të 24 tetorit, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes për forcimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…