
SPAK jep pretencën për planet e vrasjes së Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 për Drianto Bardhin
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të akuzuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Sipas akuzës, të dy, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet për realizimin e atentateve gjatë periudhës qershor-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Duka.
Çështja është një fraksion i dosjes së njohur si “Revanshi”, ku hetimet u mbështetën në mijëra komunikime të zbardhura në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, përmes të cilave u zbuluan plane dhe episode të ndryshme të përplasjes mes grupeve kriminale.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, ndërsa Erigers Mihasi u ekzekutua në një atentat në Tiranë.
Read also:
A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisëLeonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur si një prej njerëzve të afërt me Ervis Martinajn. Duka u shpall fajtor si organizator i ekzekutimit të Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories
Live






- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Comments
Loading comments…