
Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magjike
Producenti Ardit Gjebrea është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me financimet që ka marrë nga Bashkia e Tiranës, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Erion Veliaj, për festivalin e Kënga Magjike. Në total, përmes shoqatës Jon Music, këngëtari ka përfituar nga Bashkia gjashtë pagesa.

Referuar të dhënave të Open Spending Data që pasqyron pagesat e Thesarit, rezulton se Bashkia Tiranë, më datë 19.12.2022, i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.
Më 03.12.2021, Jon Music merr pagesën me vlerë 705,880 nga Bashkia Tiranë; më datë 11.10.2021, Jon Music ka përfituar pagesën 6,289,998 lekë; më datë 03.02.2020, Jon Music i është dhënë nga Bashkia shuma prej 2,700,000 lekë. Po ashtu, Bashkia Tiranë, në datën 31.01.2020, i ka kaluar në llogari Jon Music shumën prej 4,300,000 lekësh, ndërsa më datë 29.01.2019, Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga institucioni që drejtohej nga Veliaj.
Read also:
A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisëKryebashkiaku po gjykohet për 13 vepra penale në GJKKO, ndërsa SPAK ka çelur një çështje tjetër dhe po heton financimet e projekteve, shpenzimet e kryera në udhëtime nga Veliaj, si dhe marrëdhënien e kompanisë Gogel të vëllait të tij me Bashkinë.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories
Live






- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Comments
Loading comments…