Ambasadorja e BE-së në Tiranë takon Celibashin: BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Cogito
Cogito

Ambasadorja e BE-së në Tiranë takon Celibashin: BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Text

Bashkimi Europian kërkon përshpejtimin e reformës zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Gjatë një takimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur drejt anëtarësimit, por faza përfundimtare është më e vështira dhe kërkon më shumë rezultate në një kohë më të shkurtër.

Ambasadorja theksoi nevojën për një debat të mirëfilltë mbi reformën zgjedhore, ndërsa në takim u identifikuan pesë prioritete: parandalimi i keqpërdorimit të burimeve shtetërore, roli i administratës publike gjatë fushatës, financimi i partive dhe fushatave zgjedhore, profesionalizimi i administratës zgjedhore dhe garantimi i votës për qytetarët që aktualisht nuk kanë mundësi ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Nga ana e tij, z. Ilirjan Celibashi, theksoi se rekomandimet teknike janë zbatuar, ndërsa ndryshimet me karakter politik kërkojnë vendimmarrjen e qeverisë dhe Kuvendit./Cogito/

Last modified Thu, 12 Nov 2026 07:51 CET

1 min read

Share this story

Comments

Loading comments…