LiveVendi

Studentët protestë në orën 12:00 / Rama përsërit ftesën për dialog (VIDEO)

Studentët në protestë kombëtare në orën 12:00, Rama përsërit ftesën për dialog përmes tryezës së mermerit.

Cogito
Cogito

Teksti

Sot shënohet dita e 19-të e protestave, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në orën 12:00, studentët do të zhvillojnë një protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit. Në mbështetje të tyre pritet të dalin edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar pjesëmarrjen në tubim.

Protesta vjen në vijim të kundërshtimit të studentëve ndaj qeverisë dhe kërkesave të tyre për ndryshim.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve. Ashtu si në rastet e mëparshme, ai ka vendosur ftesat për bisedime mbi një tryezë mermeri, duke e paraqitur këtë si një mundësi tjetër për nisjen e dialogut me të rinjtë./Cogito/

Përditësuar më E Shtunë, 31 tetor 2026, 11:03 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…