U plagos në sy gjatë protestave, reagon përsëri Erjon Vishkulli: Po përballem me një tjetër sfidë!

Erjon Vishkulli, tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestave studentore, ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Cogito
Cogito

U plagos në sy gjatë protestave,  reagon përsëri Erjon Vishkulli: Po përballem me një tjetër sfidë!
Teksti

Pas ndërhyrjes kirurgjikale në Itali, Vishkulli po përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme për shikimin. Në reagimin e tij, ai tregon se mbështetja e familjarëve, miqve dhe shqiptarëve nga brenda dhe jashtë vendit i ka dhënë forcë për të vijuar përpara.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata dhe lutje, duke theksuar se solidariteti i treguar ndaj tij ka pasur një domethënie të veçantë.

Reagimi i plotë i Erjon Vishkullit:

“Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme për shikimin e syrit, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë.

Një falënderim i veçantë për të gjithë shokët, miqtë, familjarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen në botë, që më kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata, fjalë të ngrohta dhe lutje. Çdo fjalë e juaja më ka dhënë forcë, shpresë dhe kurajë për të vazhduar përpara.

Në një moment kur zemra ka nevojë për mbështetje, ju më treguat se nuk jam vetëm. Solidariteti, dashuria dhe respekti që më keni dhuruar kanë një vlerë të jashtëzakonshme për mua.

Faleminderit të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni, që më keni treguar se zemra shqiptare është gjithmonë pranë njëri-tjetrit, në ditët e mira dhe sidomos në ditët e vështira. Dhe mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën, për jetën dhe për shpresën që më jep çdo ditë. Lutem që kjo sfidë të kalojë me sukses dhe që të gjithë të kemi shëndet e bekime.

Zoti ju shpërbleftë secilin për dashurinë dhe mbështetjen tuaj!

Mirënjohje pafund, U shtofshin Shqiptarët e mirë”.

/Cogito/

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…