
Akuza për korrupsion pasiv/ Ish-administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, paraqitet në GJKKO

Kaja u arrestua dhe më pas u lirua për veprën penale “korrupsion pasiv”. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se shtetasi Leli Kaja ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si ish-administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.
Gjatë kontrollit personal, Kajës iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i SPAK

SPAK arreston ish-administratorin e “ECO-ELB” për korrupsion pasiv
Lexo edhe:
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore, policët trajnohen për monitorim nga sallat operativeHetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., ish-administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal. Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.
Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10








Komente
Duke ngarkuar komentet…