Plas në PS / Veliaj reagon pas vizitës së Gogut dhe i drejtohet Ramës: Më ke kërcënuar me 100 vjet burg dhe të heq dorë nga Bashkia Tiranë

Erion Veliaj ka sfiduar kryeministrin Edi Rama nga burgu, pas akuzave se ka financuaar protestat për rrëzimin e tij.

Cogito
Cogito

Plas në PS / Veliaj reagon pas vizitës së Gogut dhe i drejtohet Ramës: Më ke kërcënuar me 100 vjet burg dhe të heq dorë nga Bashkia Tiranë
Teksti

Ai ndërkohë, konfirmon se është kërcënuar nga Rama në burg, nëpërmjet ministrit Toni Gogu.

Veliaj thotë se Rama kërkon ta zëvendësojë me Arbër Hajdarin.

Reagimi i Veliajt

Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.

Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.

Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.

Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.

Ndryshe ik!

Letra e plotë:

E premte, ora 22:30

Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.

R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:

- Prano përfshirjen me Flamingot - Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.

- Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).

- Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.

Përditësuar më E Hënë, 2 nëntor 2026, 19:37 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…