VIDEO - Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë largimin e Ramës

Protesta vijon para Kryeministrisë me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë, mes tyre studentë, të rinj dhe pedagogë.

Cogito
Cogito

Dita 165-së! Sot protestë kombëtare / Nis marshimi e studentëve te Ministria e Arsimit
Teksti
3 përditësime

Mbulimi live ka përfunduar. Më poshtë janë të gjitha përditësimet.

Ngjarjet kryesore▾

E fundit · Postim i fiksuar

18:56Ngjarje kryesore

VIDEO - Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë largimin e Ramës

Protesta vijon para Kryeministrisë me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë, mes tyre studentë, të rinj dhe pedagogë.

Protestuesit janë mbledhur për të kundërshtuar qeverisjen dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kreut të qeverisë, ndërsa një tjetër kërkesë e artikuluar nga protestuesit është krijimi i një qeverie teknike, e cila sipas tyre do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Shqipëri.

Protesta po vijon para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

VIDEO - Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, studentë, të rinj dhe pedagogë kërkojnë largimin e Ramës
Ndryshuar

Më herët

15:59Ngjarje kryesore

Protesta kundër qeverisë, studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë iu janë bashkuar të rinjve të tjerë që janë mbledhur mesditën e mërkurës përpara ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë pritet që të marshojnë më pas drejt godinës së Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Studentët vijojnë revoltën prej javësh, ndërsa shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit ka bërë thirrje për dialog, por ata argumentojnë se kërkesa e tyre mbetet e panegociueshme.

Protesta kundër qeverisë, studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
14:53Ngjarje kryesore

VIDEO - Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas njoftimit të ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, për zhvillimin e një leksioni të hapur me ta.

Pavarësisht njoftimit të ministres, studentët janë mbledhur në pritje të saj, ndërsa Kumbaro ka refuzuar përballjen me ta. Leksioni i paralajmëruar nuk dihet nëse do të zhvillohet.

Paralelisht, përpara Ministrisë së Arsimit po mbahet protesta studentore, së cilës i janë bashkuar edhe pedagogë dhe qytetarë. Protestuesit kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

VIDEO - Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon
Ndryshuar
14:43

Dita 165-së! Sot protestë kombëtare / Nis marshimi e studentëve te Ministria e Arsimit

Marshimi vjen në kuadër të protestave të vazhdueshme kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për bashkim të studentëve dhe qytetarëve në këtë protestë kombëtare.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, protesta pritet të vijojë përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të përcillen kërkesat e protestuesve, mes të cilave është edhe dorëheqja e Edi Ramës. Kujtojmë se kjo është dita e 165 e protestës, ku studentët nuk dialogojnë me kryeministrin, por kërkojnë dorëheqjen e tij të parevokueshme.

Përditësuar më E Mërkurë, 11 nëntor 2026, 22:00 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…