Moti i keq përfshin veriun e vendit, ndërpritet energjia elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë përfshirë veriun e Shqipërisë, duke shkaktuar problematika në disa zona, kryesisht në qarkun e Kukësit.

Cogito
Cogito

Moti i keq përfshin veriun e vendit, ndërpritet energjia elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë
Teksti

Si pasojë e motit të përkeqësuar, është regjistruar ndërprerje e energjisë elektrike në një numër të konsiderueshëm njësish administrative dhe lagjesh. Pa furnizim me energji kanë mbetur disa zona në Kukës, Has dhe Tropojë.

Reshjet kanë shkaktuar gjithashtu rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore. Në Bashkinë Tropojë është evidentuar rënie gurësh në aksin Margegaj–Valbonë.

Probleme janë raportuar edhe në Shkodër, ku dalja e një përroi nga shtrati në Theth ka sjellë bllokimin e rrugës Theth–Ndërlysaj.

Sipas të dhënave të raportuara, aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat. Ndërkohë, autoritetet po marrin masat për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Parashikimet meteorologjike bëjnë të ditur se në veri të vendit priten shtrëngata të herëpashershme edhe gjatë fundjavës. Mot i paqëndrueshëm parashikohet në të gjithë territorin e Shqipërisë, me temperatura që do të luhaten nga 8 deri në 23 gradë Celsius.

Përditësuar më E Premte, 13 nëntor 2026, 17:15 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…