
Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit global të Chabad-Lubavitch
Shqipëria do të ketë për herë të parë një qendër të përhershme të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch. Rabini Yossi Fridman dhe familja e tij do të vendosen në vend për të nisur këtë mision, që synon t’i shërbejë komunitetit hebre dhe vizitorëve që mbërrijnë në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Emisarëve të Chabad-Lubavitch. Qendra do të ofrojë shërbime fetare, lutje, vakte tradicionale për Shabatin dhe ushqim kosher.
Nisma vjen edhe në kushtet e rritjes së interesit të vizitorëve hebrenj për Shqipërinë. Përmes kësaj qendre, ata do të kenë mundësi të ruajnë traditat fetare edhe gjatë qëndrimit në vend.

Një arsye tjetër që e lidh këtë mision me Shqipërinë është historia e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe hebrenjve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë familje shqiptare strehuan dhe shpëtuan hebrenj nga përndjekja naziste, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Lexo edhe:
Moti i keq përfshin veriun e vendit, ndërpritet energjia elektrike në Kukës, Has dhe TropojëRabini Fridman ka vlerësuar traditën shqiptare të besës dhe mikpritjes, duke e parë atë si një nga arsyet që e bëjnë Shqipërinë një vend të veçantë për këtë mision.
Qendra e re do t’u shtohet strukturave ekzistuese të komunitetit hebre në Shqipëri. Bëhet fjalë për përfaqësinë e parë të përhershme të Chabad-Lubavitch në vend, jo për sinagogën e parë shqiptare./Cogito/

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme
Live
Live





- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Komente
Duke ngarkuar komentet…