

Dy alarme për bombë janë raportuar mëngjesin e sotëm. Një avion i Ryanair, i nisur nga Roma, i cili u ul në Lisbonë rreth orës 08:00, ku u aktivizua një operacion sigurie pas një kërcënimi me bombë. Autoritetet portugeze po verifikojnë besueshmërinë e informacionit.
Një tjetër alarm u raportua për një fluturim të Wizz Air nga Praga drejt Romës. Avioni u devijua drejt Venecias, ku policia nisi kontrollet.

Vetëm më 5 nëntor janë raportuar kërcënime për 14 fluturime, ndërsa më 3 nëntor janë regjistruar edhe shtatë raste të tjera, sipas të dhënave të Eurocontrol, duke e çuar në 21 numrin e kërcënimeve me bombë në qiejt e Europës.
Lexo edhe:
Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime me vonesa dhe anulime pas ndërprerjes së sistemit të komunikimitNdërkohë, pasagjerët e një avioni të Air Lingus, të nisur nga Dublini drejt Romës, mbërritën në destinacion pas një devijimi drejt një baze ushtarake në Normandi, për shkak të një kërcënimi të ngjashëm.
Sipas Eurocontrol, alarmet prekën një pjesë shumë të vogël të trafikut ajror evropian dhe nuk patën ndikim në vonesat e përgjithshme në rrjet. Organizata po monitoron situatën në bashkëpunim me linjat ajrore, aeroportet dhe autoritetet përkatëse.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Komente
Duke ngarkuar komentet…