Protesta e djeshme në median ndërkombëtare

Protesta e zhvilluar më 7 nëntor në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e disa prej mediave dhe agjencive ndërkombëtare të lajmeve. Al Jazeera, Bloomberg dhe Reuters kanë pasqyruar zhvillimet e protestës, duke vënë në fokus përplasjet mes protestuesve dhe policisë, përdorimin e mjeteve të ndërhyrjes dhe presionin politik ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Cogito
Cogito

Protesta e djeshme në median ndërkombëtare
Teksti

Në raportimin e saj, Al Jazeera raportoi se protestues të maskuar hodhën fishekzjarrë dhe bllokuan rrugë në kryeqytet. Raportimi përmend gjithashtu përdorimin e autobotëve me ujë nga policia për shpërndarjen e protestuesve.

Sipas Al Jazeera-s, protesta lidhet me pakënaqësitë për akuzat për korrupsion në qeveri dhe problemet në arsim. Media e vendos zhvillimin e saj në kontekstin e presionit në rritje ndaj kryeministrit Edi Rama.

Edhe Bloomberg pasqyroi ngjarjen përmes një postimi në platformën X. Në njoftimin e publikuar më 7 nëntor, Bloomberg raportoi se policia shqiptare përdori autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve antiqeveritarë. Postimi e përshkroi protestën si pjesë të javëve të trazirave që po ushtrojnë presion mbi qeverinë Rama.

Ndërkohë, Reuters dokumentoi protestën përmes fotografive të realizuara nga fotoreporteri Florion Goga. Një prej fotografive shfaq momentin kur një autobot me ujë godet një protestues gjatë tubimit në Tiranë. Materiali është publikuar në platformën "Reuters Connect" dhe përbën dokumentim fotografik të ngjarjes, jo një artikull të plotë informativ të Reuters për protestën e kësaj date./Cogito/

Përditësuar më E Diel, 8 nëntor 2026, 08:53 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…