
Një javë pasi u transferua në paraburgimin e Fierit, Erion Veliaj dërgohet në sektorin spitalor
Kryebashkiaku Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes së dënimit në Fier.

Deri më tani nuk dihet nëse kjo lëvizje ka lidhje me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit.
Avokati mbrojtës Plarenc Ndreca por edhe vetë kryebashkiaku, përmes një letre zbërtheu detajet e vizitës sekrete të Gogut, duke deklaruar se ministri i kishte dërguar kërcënimet e kryeministrit Edi Rama.

Veliaj tha se Gogu i kishte përcjellë porositë e Ramës ku i kërkohej të jepte dorëheqjen si kryebashkiak dhe të delegonte pushtetin, pasi në të kundërt do të kalbej në burg. Sipas kryebashkiakut, Rama akuzon Veliajn se qëndron pas protestave të dhunshme në Tiranë, por ai e sfidoi kreun e qeverisë që të faktojë akuzat ose në të kundërt të japë dorëheqjen.
Lexo edhe:
Rreth 3 miliardë lekë për Smart City, Demo: Garanci të qarta ligjore për mbrojtjen e të dhënave personaleNë seancën e djeshme në GJKKO, Veliaj nuk mori pjesë, por përmes një letre iu drejtua gjykatës duke e informuar me zhvillimet e fundit. Nga ana e saj, gjatë seancës në prani të avokatit Plarent Ndreca, GJKKO pohoi se nuk ishte njoftuar për transferimin e Veliajt nga Durrësi për në paraburgimin e Fierit.
Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut i kanë kërkuar SPAK-ut të hetojë urdhrin që bëri të mundur transferimin e Veliajt nga Durrësi në Fier.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Më shumë nga Vendi




Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10









Komente
Duke ngarkuar komentet…