
Rama përsërit thirrjen për dialog, studentët kërkojnë dorëheqjen e tij. Vijon bojkoti i mësimit në Universitete
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar studentëve protestues, të cilët prej disa javësh vijojnë protestat në Tiranë, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë sërish fotografinë e tryezës prej guri, ku ka vendosur shënimet me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë mesazhin se mbetet i hapur për komunikim me studentët.
Megjithatë, protestuesit kanë refuzuar deri më tani ftesat e kryeministrit, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e Ramës.

Protestat vijojnë prej disa javësh në kryeqytet, ku studentët organizojnë marshime në rrugët e Tiranës dhe ndalesa pranë fakulteteve të ndryshme, me synimin për të zgjeruar mbështetjen për lëvizjen e tyre.
Lexo edhe:
A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisëNë krah të tyre janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur publikisht solidaritetin me protestuesit.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme
Live






- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Komente
Duke ngarkuar komentet…