Veliaj me video AI nga burgu: Edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia! (Video)

Cogito
Cogito

Teksti

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar përmes një videoje të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale miratimin e 15 projekteve të reja për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet.

Në deklaratën e tij nga burgu, Veliaj thekson se, me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara ose të projektuara gjatë administrimit të tij arrin në 130.

Ai ka përsëritur akuzat për persekutim politik dhe paraburgim, duke deklaruar se, pavarësisht situatës së tij, do të vijojë t’u qëndrojë besnik prioriteteve për fëmijët e Tiranës.

Projektet e reja parashikohen në disa zona të kryeqytetit, mes tyre Don Bosko, Fresku, Astiri, Yzberishti, Zogu i Zi, Tregu Elektrik, Petrela dhe Dajti.

Video mesazhi i Veliajt

Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!

Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130!

Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!

Këto janë kopshtet e çerdhet që kam miratuar sot:

Nj. 9, Kopsht, Don Bosko, 150 fëmijë

Nj. 12, Kopsht, Fresku, 150 fëmijë

Nj. 13, Çerdhe, Kodra e Diellit, 50 fëmijë

Nj. 9, Çerdhe, Don Bosko, 100 fëmijë

Nj. 13, Çerdhe, Liqeni i Thatë, 50 fëmijë

Nj. 9, Çerdhe, Stracioni i Trenit, 100 fëmijë

Petrelë, Kopsht, Daias, 16 fëmijë

Dajt, Kopsht, Tufinë, 33 fëmijë

Nj. 12, Kopsht, Sh. 17 Shkurti, 122 fëmijë

Nj. 1, Kopsht, Tregu Elektrik, 120 fëmijë

Nj. 7, Çerdhe, Fusha Aviacionit, 100 fëmijë

Nj. 7, Çerdhe, Dogana, 100 fëmijë

Nj. 7, Kopsht, Zogu i Zi, 150 fëmijë

Nj. 14, Çerdhe, Yzberisht, 100 fëmijë

Nj. 14, Çerdhe, Astir, 100 fëmijë.

/Cogito/

Përditësuar më E Premte, 6 nëntor 2026, 18:45 CET

2 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…