

SPAK ka thirrur për të dëshmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ku do të pyeten në cilësinë e kallëzuesve lidhur me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares për dyshimet mbi falsifikimin e formularit të vetëdeklarimit, sa i përket një dënimi të mëparshëm në Greqi.
Thirrja e tyre vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila nuk pranoi kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve dhe urdhëroi kthimin e dosjes për plotësimin e hetimeve.

Në vijim të këtij vendimi, prokuroria ka rifilluar veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e kallëzimit dhe pretendimet ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Lexo edhe:
A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisëKjo e fundit është gjyqtarja që ka firmosur kërkesat e SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme
Live






- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Komente
Duke ngarkuar komentet…