
Peleshi e fryn administratën e Kuvendit në 500 vetë, 400 mijë euro për Inteligjencë Artificiale dhe propagandë
Administrata e Kuvendit të Shqipërisë ka rishikuar nevojat e saj buxhetore për vitin 2027, duke kërkuar një shtesë prej 5 milionë eurosh mbi tavanin e parashikuar në projektligjin "Për buxhetin e vitit 2027".

Ndonëse projektligji parashikon një tavan prej 22 milionë eurosh (nga 23 milionë euro që ishte buxheti i vitit 2026), kërkesat e reja të institucionit shkojnë në total në 27 milionë euro.
Në dokumentin zyrtar siguruar nga VNA, mbajtur datë 06/11/2026 dhe drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe Byrosë dhe Sekretariatit për Buxhetin, bie në sy synimi për zgjerimin e strukturës organike, si dhe investimet e kushtueshme në teknologji, përfshirë inteligjencën artificiale dhe sistemet e gjurmimit.
Rritja e numrit të punonjësve në 499 veta
Projektligji i buxhetit kishte parashikuar për Kuvendin një numër prej 489 punonjësish. Megjithatë, administrata kërkon ta çojë këtë shifër në 499 pozicione pune (një shtesë prej 10 punonjësish).
Sipas dokumentit, ky shtim argumentohet me:

-Shtimin e 8 këshilltarëve parlamentarë për komisionet: Kjo kërkesë vjen "në zbatim të Vendimit nr. 83/2026 të Kuvendit, për rritjen e numrit të komisioneve të përhershme parlamentare, si dhe për shkak të shtimit të ngarkesës së tyre në shqyrtimin e projektligjeve dhe akteve të tjera".
-Shtimin e 2 pozicioneve në shërbimet mbështetëse: Në nivelin e ulët dhe ekzekutiv, me qëllim "përmirësimin e kapaciteteve administrative, teknike dhe logjistike".
-Miliona për Inteligjencën Artificiale, Media Hub dhe Siguri* Zëri i shpenzimeve kapitale (investimeve) për vitin 2027 paraqet një faturë totale kërkesash prej 2 milionë eurosh, ndërkohë që në projektligj janë marrë parasysh vetëm 528 mijë euro.
Lexo edhe:
A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisëNdër projektet më të kushtueshme dhe inovative të parashikuara në këtë paketë buxhetore spikasin:
-Media Hub – Al-Memoria Digjitale dhe Inteligjenca e Punimeve Parlamentare: Një nga zërat kryesorë me vlerë 448 mijë euro për vitin 2027, i lidhur me kontratën e lidhur në muajin nëntor 2026 në bashkëpunim cu AKSHI-n dhe shoqërinë "Albanian Digital Solution" (ADS) sh.a..

-Përditësimi i sistemit të gjurmimit legjislativ me module të Inteligjencës Artificiale (IA): Një fond prej 88 mijë eurosh, që "synon modernizimin e sistemit të gjurmimit legjislativ, nëpërmjet shfrytëzimit të të dhënave të marra përmes API-ve dhe integrimit të funksionaliteteve të inteligjencës artificiale (IA)".
-Blerja e licencave Microsoft 365 E5: Me vlerë 352 mijë euro, e cila kërkohet pas pasojave të sulmeve të fundit kibernetike dhe për të ofruar "nivele të avancuara sigurie dhe funksionalitete të zgjeruara për mbrojtjen e komunikimeve elektronike dhe të të dhënave të deputetëve dhe të administratës".
-Rrjeti Wireless në Kuvend: Një investim prej 551 mijë eurosh për zëvendësimin e teknologjisë ekzistuese të amortizuar në të dy godinat.
-Digjitalizimi i arkivës: Me vlerë 220 mijë euro, që synon krijimin e një arkive moderne me skanim në rezolucion 300 DPI dhe publikimin e koleksionit në një portal të brendshëm.
Ekspertët e jashtëm dhe koston e komisioneve
Në buxhetin e propozuar reflektohen gjithashtu nevojat e larta për financimin e ekspertëve të jashtëm në komisionet parlamentare. Dokumenti thekson se vetëm “Kërkesa e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale... është në shumën prej 275 mijë eurosh, për angazhimin e 26 ekspertëve”, pa llogaritur këtu komisionet e tjera. Po ashtu, kërkohen fonde shtesë prej rreth 110 mijë eurosh për shpenzimet e udhëtimeve dhe dietave të deputetëve, si pasojë e efekteve financiare të ligjit për rritjen e pagave të tyre.


Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme
Live






- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Komente
Duke ngarkuar komentet…