Takim Abdixhiku-Prattipati, LDK riafirmon partneritetin me Shtetet e Bashkuara

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Cogito
Cogito

Takim Abdixhiku-Prattipati, LDK riafirmon partneritetin me Shtetet e Bashkuara
Teksti

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.

Ai e ka falënderuar përfaqësuesen amerikane për bashkëpunimin me LDK-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

Abdixhiku ka theksuar se miqësia me SHBA-në mbetet përcaktim i përhershëm i LDK-së, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të këtij partneriteti.

“Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Përditësuar më E Martë, 10 nëntor 2026, 14:21 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…