Trump nominon Mikhail Bogachek ambasador të SHBA-së në Kosovë, emri i tij shkon në Senat

Presidenti amerikan, Donald Trump, nominoi Mikhail Bogachek si ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke ia dërguar emrin Senatit amerikan për konfirmim.

Cogito
Cogito

Trump nominon Mikhail Bogachek ambasador të SHBA-së në Kosovë, emri i tij shkon në Senat
Teksti

Nominimi i tij u bë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, më 10 nëntor.

Ambasada amerikane në Prishtinë aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pasi ambasadori paraprak, Jeff Hovenier, përfundoi mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024.

Michael Bogachek aktualisht mban pozitën e drejtorit ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane, ku mbikëqyr operacionet administrative, financat, prokurimin, burimet njerëzore dhe teknologjinë informative.

Ndërkohë sipas një biografie të publikuar në faqen e organizatës ai flet rrjedhshëm gjuhën ruse.

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…