Veliaj reagon sërish nga burgu: Nuk heq dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës

Erion Veliaj ka publikuar një tjetër reagim në Facebook, ku i përgjigjet ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, lidhur me takimin në paraburgimin e Fierit.

Cogito
Cogito

Veliaj reagon sërish nga burgu: Nuk heq dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës
Teksti

Veliaj mohon të ketë organizuar apo financuar protestat e studentëve dhe të “Flamingove”. Ai kundërshton gjithashtu çdo përpjekje për ta larguar nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke deklaruar se nuk do ta delegojë më këtë përgjegjësi.

Në reagimin e tij, kryebashkiaku pretendon se gjatë periudhës kur nuk e drejtonte drejtpërdrejt Bashkinë nuk u realizuan investime të rëndësishme. Ai thotë se pas rikthimit të tij u zhbllokuan gjashtë shkolla dhe u dhanë më shumë se 1 500 kredi të buta.

Veliaj i përgjigjet edhe avokatit të tij, Plarent Ndreca, duke shpjeguar arsyet pse ka zgjedhur të mbështetet tek ai gjatë periudhës së paraburgimit.

Reagimi vjen pas kundërshtimit nga Gogu të pretendimeve të Veliajt për mesazhe dhe kërkesa të përcjella në emër të kryeministrit Edi Rama. Ministri ka pranuar takimin, por ka mohuar versionin e paraqitur nga kryebashkiaku.

Më poshtë, reagimi i plotë i Erion Veliajt:

Përditësuar më E Mërkurë, 4 nëntor 2026, 19:21 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…