Tragjedi në Florida, avioni privat me vlerë rreth 2 mln$ përplaset në një zonë banimi dhe shpërthen në flakë, raportohet për disa viktima (VIDEO)

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në jug të Floridës në SHBA, ku një avion privat është përplasur në një zonëbanimi në Greenacres, në kontenë Palm Beach. Përplasja shkaktoi një shpërthim të fuqishëm dhe zjarr masiv, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se ka disa viktima.

Cogito
Cogito

Teksti

Avioni, që dyshohet të jetë një model “Learjet 60”, me vlerë rreth 2 milionë dollarë, u rrëzua pak pas orës 13:00. Sipas informacioneve paraprake, mjeti fluturues goditi fillimisht një pemë dhe më pas rrëzoi linjat elektrike, përpara se të përplasej me trajlerat.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një shpërthim të madh zjarri, mbetje të avionit dhe dëme të konsiderueshme në banesën e goditur. Dëshmitarët kanë përshkruar një shpërthim aq të fuqishëm, sa u ngjante zhurmave të një rakete.

Shërbimi i Zjarrfikësve të kontesë Palm Beach e ka cilësuar ngjarjen si një incident me viktima të shumta. Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur numrin e saktë të personave që ndodheshin në bordin e avionit, i cili dyshohet se ishte në një fluturim charter. Ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa vijojnë ndërhyrjet dhe verifikimet për të përcaktuar bilancin e plotë të tragjedisë./Cogito/

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…