Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog! Vijon bojkoti i mësimit në Universitete

Cogito
Cogito

Teksti

Kryeministri Edi Rama ka përsëritu edhe një herë thirrjen për dialog ndaj studentëve protestues, të cilët prej disa javësh janë në protestë kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e tij nga detyra.

Përmes një publikimi të ri, kreu i qeverisë ka ndarë sërish fotografinë e tryezës prej guri, ku shfaqen shënimet me fjalën “Dialog”. Me këtë veprim, Rama ka përsëritur mesazhin e tij për gatishmërinë për të nisur komunikimin me studentët. Nga ana tjetër, protestuesit kanë vijuar të mos pranojnë ftesat e kryeministrit, duke theksuar se kërkesa e tyre themelore është dorëheqja e tij.

Prej disa javësh, protestat janë zhvendosur në rrugët e Tiranës, ku studentët zhvillojnë marshime dhe ndalojnë në fakultete të ndryshme për të nxitur pjesëmarrjen e më shumë të rinjve në këtë lëvizje. Protestës i janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kërkesave të studentëve.

Ndërkohë, në shenjë kundërshtimi ndaj situatës, studentët dhe pedagogët kanë bojkotuar mësimin. Protestat vijojnë çdo ditë, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet e pandryshuar./Cogito/

Përditësuar më E Enjte, 5 nëntor 2026, 09:55 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…