Parti apo lëvizje politike? Osman Stafa jep lajmin: Studentët po organizohen

Cogito
Cogito

Parti apo lëvizje politike? Osman Stafa jep lajmin: Studentët po organizohen
Teksti

Ndërkohë që protesta hyri sot në ditën e 23-të të saj, gazetari Osman Stafa deklaron se ka informacione që studentët kanë nisur të organizohen politikisht.

Gazetari tha se nuk dihet ende nëse do të lindë një parti e re, apo një lëvizje politike, por vuri në dukje se vullneti i të rinjve është i jashtëzakonshëm.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Stafa u shpreh: “Studentët po organizohen. Këtë e kam informacion, që studentët janë duke u oranizuar. Se di çfarë do jetë, por ka një vullnet të jashtëzakonshëm nga të rinjtë, që deri tani janë konsideruar që nuk kanë lidhje me realitetin, që janë individë që nuk marrin vesh nga asgjë, por unë kam mbetur i habitur me diskutimet që kanë bërë edhe gjimnazistët. Dinin çdo gjë”.

Përditësuar më E Enjte, 5 nëntor 2026, 10:25 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…